Siguria në Internet
për gjithë familjen
Filtrimi i përmbajtjes dhe mbrojtja nga viruset
për ambientet familjare
Sistemet falas të kontrollit prindëror mund shmangen lehtësisht nga gjeneratat e reja që janë në trend me teknologjinë. Për të mbrojtur familjen nga rreziqet e shfletimit dhe kërkimit në internet, zgjidhja më e mirë është monitorimi i domenit (web-faqes) nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. Klasifikimi i gjerë nga produkti ynë bën të mundur bllokimin e qasjes në faqet me rreziqe të tilla si viruset, mashtrimet, vjedhjet e të dhënave, etj., por edhe monitorimin e faqeve të qasshme që nuk janë të përshtatshme për të miturit.
Përmbajtjet e tilla si, përmbajtje eksplicite, të dhunshme, të paligjshme dhe pornografike, etj, mund të përjashtohen si nga rezultatet e shfletimit specifik, ashtu edhe nga rezultatet e kërkimit të gjerë në internet.
Bullizmi, pornografia, droga, armët, lojërat e rrezikshme dhe joshja ndaj fëmijëve në internet mund të ndalohen, ndërsa shpërqendrimet sociale dhe qëndrimi i gjate në internet mund të menaxhohen/lejohen ne intervale kohore dhe orare të paracaktuara.
Duke instaluar aplikacionin Client Shield, mbrojtja shtrihet tek telefonat e mençur, tabletët, PC/Laptopët, pavarësisht vendit apo mënyrës së qasjes në internet.
Mbrojtja menaxhohet nga administratori/prindi dhe nuk mund të çaktivizohet nga përdoruesi/i mituri.
Monitorim i përditësuar përmes Inteligjencës Artificiale kundër malware-ve, viruseve, mashtrimeve dhe joshjeve të fëmijëve. Kapacitet edhe për bllokim të plotë të regjioneve me rrezik të lartë.
Siguri kibernetike e të gjithë rrjetit WiFi, dhe rrjedhimisht e të gjitha pajisjeve të lidhura, si të atyre të fëmijëve ashtu edhe të prindërve, përfshirë pajisjet ku nuk mund të instalohen antiviruset.
Mbrojtje nga përmbajtjet e paligjshme dhe të papërshtatshme (bixhoz, pornografi, dhunë, drogë, etj.) si në shfletime ashtu edhe në kërkime në Google, Youtube, Bing, etj.
Profile të veçanta të filtrimit për çdo pajisje lidhëse me aftësinë e programimit sipas intervaleve kohore dhe orareve të paracaktuara, duke bllokuar gjithashtu shpërqendrimet në internet (lojëra, rrjete sociale, etj.).
Konfigurim i lehtë në çdo router ose pajisje te rrjetit. Gjithashtu në telefona të mençur, tabletë dhe pajisje Chromebook me aplikacionin Client Shield për mbrojtje në distancë. Nuk mund të çaktivizohet nga të miturit.
Çka ne përdorim për DNS – mbrojtjen tuaj efektive
Investigim i aktivitetit në internet duke përdorur machine learning për të parandaluar DNS resolution të faqeve të rrezikshme ose të papërshtatshme.
Skanim i vazhdueshëm i përmbajtjeve të uebit përmes Inteligjencës Artificiale, me performancë jashtëzakonisht të lartë parashikuese të kategorizimit të domeneve në tetëdhjetë e pesë kategori të cilat mund të klasifikohen si lista të zeza.
Mbrojtje parandaluese nga malware, ransomware, botnet, phishing dhe sulme të përgjithshme të hakerëve duke bllokuar shfletimin e domeneve të rrezikshme.
Monitorim i shfletimit të internetit në biznese, shkolla, familje, etj., me filtrim të përmbajtjeve eksplicite, të paligjshme dhe të padëshiruara, në kohë reale.
Siguri përmes rrjetës Cloud e bazuar në Inteligjencë Artificiale, me bllokimin e DNS resolution për domenet që bien në kategori të padëshirueshme.
Siguri në mbarë botën me dataqendra në çdo kontinent për shërbim tejet stabil, i cili është një nga më të shpejtët në botë.
Mbrojtje për punën dhe mësimin në distancë, njëlloj si në prezencë, pavarësisht nga lloji i lidhjes.
Mbrojtje unike me bazë gjeografike, me bllokim të plotë të vendeve me rrezik të lartë të malware, dhe aftësi të listimit të bardhë për faqet e sigurta.
Bllokim i përmbajtjeve eksplicite (tekste, imazhe dhe video) nga rezultatet e kërkimit në Google, Bing, Youtube, etj.
DNS Cache lokal, e cila mund të aktivizohet në një makinë virtuale ose fizike, e sinkronizuar vazhdimisht me Cloud për performancë super të lartë.
Përshtatje dhe menaxhim i politikave të ndryshme të mbrojtjes në një rrjet të caktuar, sipas përdoruesve, grupeve, departamenteve, pajisjeve dhe orareve.
Integrim nativ i sinkronizimit të përdoruesve dhe grupeve, drejtpërdrejt nga MS Active Directory në mënyrë që të caktohen shpejt filtrat e personalizuar.
Aftësi për të menaxhuar shumë klientë nga një Dashboard i vetëm, duke u dhënë atyre liri për të menaxhuar filtrat brenda organizatave të tyre.
Raporte të detajuara të trafikut në kohë reale sipas kategorisë, vendit, periudhës kohore, përdoruesve, kategorisë specifike, etj., me aftësinë e dërgimit automatik përmes postës elektronike.