Zgjidhja jonë për familjet

BLEJE TANI 39.00 €

Sistemet falas të kontrollit prindëror mund shmangen lehtësisht nga gjeneratat e reja që janë në trend me teknologjinë. Për të mbrojtur familjen nga rreziqet e shfletimit dhe kërkimit në internet, zgjidhja më e mirë është monitorimi i domenit (web-faqes) nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. Klasifikimi i gjerë nga produkti ynë bën të mundur bllokimin e qasjes në faqet me rreziqe të tilla si viruset, mashtrimet, vjedhjet e të dhënave, etj., por edhe monitorimin e faqeve të qasshme që nuk janë të përshtatshme për të miturit.

Përmbajtjet e tilla si, përmbajtje eksplicite, të dhunshme, të paligjshme dhe pornografike, etj, mund të përjashtohen si nga rezultatet e shfletimit specifik, ashtu edhe nga rezultatet e kërkimit të gjerë në internet.

Bullizmi, pornografia, droga, armët, lojërat e rrezikshme dhe joshja ndaj fëmijëve në internet mund të ndalohen, ndërsa shpërqendrimet sociale dhe qëndrimi i gjate në internet mund të menaxhohen/lejohen ne intervale kohore dhe orare të paracaktuara.

Duke instaluar aplikacionin Client Shield, mbrojtja shtrihet tek telefonat e mençur, tabletët, PC/Laptopët, pavarësisht vendit apo mënyrës së qasjes në internet.

Mbrojtja menaxhohet nga administratori/prindi dhe nuk mund të çaktivizohet nga përdoruesi/i mituri.

Përftimi i familjes duke u mbrojtur me produktin tonë.

I thjeshtë & i lehtë në përdorim

Ne ofrojmë më shumë se kaq – Mbrojtje për biznese

Çka ne përdorim për DNS – mbrojtjen tuaj efektive